Real Madrid kërkon Frank Lampard

12/12/2011 14:55

Real Madrid kërkon të përforcojë edhe më tej skuadrën me mesfushorin e Chelsea, Frank Lampard.

Sipas ‘The Sun’, Mourinho po kërkon nga drejtuesit blerjen e anglezit 33-vjeçar dhe për ta bërë të mundur këtë operacion do të përfshihet në tratativa edhe spanjolli i madrilenëve Esteban Granero.

Lampard nuk po gjen hapësira në formacionin titullar të Bluve të Londrës për herë të parë në karrierën e tij dhe është zgjedhja e katërt tashmë pas Raul Meireles, Oriol Romeu dhe Ramires.

Gjithashtu, Mourinho nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin e lartë që ka për veteranin e Chelsea dhe kombëtares angleze.

Top Channel