PD: Do të votojmë Leskajn për të mos shkaktuar krizë

12/12/2011 00:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të votojë propozimin
e Presidentit Bamir Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Vendimi per te miratuar kandidaturen e Bujar Leskaj u është përcjellë pa entuziazëm deputetëve nga kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas largimit të kamerave.
 
Mesohet se argumentimi i kryeministrit para deputeteve demokrate ka qene i ftohte, ashtu sic kane qene edhe marredheniet e tij me Bujar Leskajn, pas largimit te tij nga detyra si Minister i Kultures dhe i Turizimit ne fillim te vitit 2007. Burime zyrtare pohojne per Top Channel se kryeministri Berisha ka vendosur qe mazhoranca te miratoje kandidaturen e Leskajt per 2 arsye. Se pari, per te mos futur ne krize institucionin e Kontrollit te Larte te Shtetit dhe, se dyti, per te mos thelluar konfliktin me Presidentin e Republikes deri ne korrik, kur zotit Topi i perfundon mandati presidencial.

Pak kohe me pare, Partia Demokratike votoi kunder kandidatures se pare te Presidentit Topi per postin e Kryetarit te KLSH-se, ndersa Partia Socialiste abstenoi. Kete here, kur mazhoranca vendos te votoje pro, opozita ka deklaruar qe ne fillim voten kunder kandidatutes se Presidentit.

Berisha: Bojkoti i opozitës pengoi integrimin

Vizita në Francë, takimet me krerët e vendit dhe aktivitetet që
zhvilloi atje ishin në qendër të fjalës së kryeministrit Sali Berisha në
mbledhjen e grupit kuvendor demokrat.

Kryeministri tha se foli në Paris për potencialet e Shqipërisë në fushën energjitike dhe mori mbështetjen për bashkëpunim në këtë drejtim.

“Informova autoritetet franceze për zhvillimet e Shqipërisë, hapat e reja që po ndërmerren për të ardhmen e vendit dhe ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore”, tha Berisha.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se bojkoti i opozitës nuk dëmtoi qeverinë, por bllokoi marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

Top Channel