Partia Demokratike feston 21-vjetorin

12/12/2011 00:00

Partia Demokratike festoi 21-vjetorin e themelimit të saj. Si zakonisht këto vitet e fundit, në hollin e Pallatit të Kongreseve u mblodhën figura qendore të kësaj partie, qysh prej vitit 2005 në qeverisje, aleatë politikë, figura të lëvizjes studentore të dhjetorit dhe personalitetete të tjera fetare, të botës së kulturës dhe artit, apo trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, përpara se të ndihej keq, mundi megjithatë të bëjë një pasqyrë të këtyre 21 viteve pluralizëm. Duke iu kthyer dhjetorit të vitit ’90, kryeministrit e cilësoi atë, një vit të mrekullisë për shqiptarët.

“Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike. Por viti 90 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por ne kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1992 », deklaroi Berisha.

Kryeministri bëri një pasqyrë të detajuar dhe të hollësishme të atyre që ai i cilëson si arritje të qeverive të Partisë Demokratike, duke vënë theksin te integrimi euro-atlantik. Me një mesazh të qartë për dialog, në kushtet e një detante të re politike mes dy kampave kryesore:

“Jam këtu për të garantuar shqiptarët se pd ka qenë e hapur dhe do të mbetet e hapur për dialgo e kompromis për të mirë të këtij vendi”, tha Berisha.

Kryeministri e mbylli fjalën e tij me një homazh për studentët, nga lëvizja e të cilëve lindi partia demokratike, partia e parë e pluralizmit politik.

Top Channel