Milan nuk fiton me Paton në fushë
12/12/2011 12:00
Pato po kalon një moment shumë të keq sepse përveç paraqitjeve të dobëta dhe mungesës së golit, sulmuesi i Milanit është një hajmali e keqe për ekipin kuqezi.
Numrat flasin qartë: me brazilianin në fushë nuk fitohet. 10 prezenca dhe vetëm 2 fitore për formacionin e Allegri-t: kundër Chievo-s dhe në Superkupën e Pekinit.
Në 552 minuta të luajtura nga Pato vetëm tre gola të shënuar dhe dy pasime për gol. Drejtuesit e Milanit po mendojnë nëse duhet t’i japin një tjetër shans 22-vjeçarit apo ta shesin për të mbushur arkat.
6 muaj kohë ka Pato në të cilat duhet të luftojë edhe për të fituar një vend në formacionin titullar. Me ardhjen e mundshme të Tevez gjithçka do të vështirësohet për brazilianin.
Top Channel