Live Gjermani-Bregu i Fildishtë/ “Panzerat” humbin edhe kontrollin e lojës, afrikanët flirtojnë me golin (Video) Josep Guardiola, trajneri i Barcelonës, theksoi ditën e hënë në konferencën e shtypit në Yokohama (Japoni) se ekipi i tij “nuk mund të konsiderohet si më i miri në botë” deri sa të arrijnë ta tregojnë këtë gjë duke filluar që nga dita e enjte, kur të debutojnë ndaj Al Sad në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.
“Nuk duhet të humbim mundësinë për të fituar këtë turne sepse është një titull shumë prestigjioz dhe i rëndësishëm që luhet rrallë. Kemi shumë dëshirë të shpallemi kampionë bote për klubet dhe jemi të ndërgjegjshëm që do të jetë një kompeticion i vështirë”, tha Guardiola para ndeshjes ndaj ekipit nga Katari.
Përsa i përket takimit të fituar 3-1 ndaj Real Madrid, tekniku katalanas nuk mendon se rivalët e përjetshëm nuk janë në nivelin e ekipit të tij.
“Real Madrid është shpallur ekipi më i mirë i shekullit XX dhe nuk janë dhe aq larg nivelit tonë. Unë mendoj se Barcelona dhe Real janë pothuajse në të njëjtin nivel edhe pse vitet e fundit kemi pasur fatin të fitojmë ndaj tyre”, theksoi Guardiola.
Top Channel