Live Gjermani-Bregu i Fildishtë/ “Panzerat” humbin edhe kontrollin e lojës, afrikanët flirtojnë me golin (Video) Gabimet e rënda të kryera në ndeshjen mes Bolonjës dhe Milanit mund t’i kushtojnë shtrenjtë arbitrit Xhanluka Roki, për të cilin parashikohet një pezullim nga ndeshjet e kampionatit deri në fundin e janarit të vitit 2012.
Nuk është hera e parë që Roki bën gabime të tilla që kushtëzojnë edhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Në fillim të muajit tetor, në ndeshjen mes Interit dhe Napolit, Roki akordoi një 11 metërsh për napoletanët ndërkohë që u ndëshkua me karton të kuq Obi dhe e gjithë kjo për një faull jashtë zone. Pas këtij gabimi trashanik, ai u dënua me 1 muaj pezullim. Pas rikthimit të tij ai gjykoi ndeshjet Kievo-Bolonja dhe Lacio-Juventus ku nuk pati probleme.
Në Bolonja-Milan u panë edhe gafat më të mëdha të arbitrit nga Firenze. Gjatë 90 minutave të kësaj ndeshje, Roki nuk akordoi 2 penallti të pastra për Bolonjën dhe 1 për Milanin. Në fakti ai akordoi një 11-metërsh inekzistent për kuqezinjtë të shndërruar në gol nga Ibrahimovic.
Top Channel