
Lioni po përgatitet për një eksod të futbollistëve në merkaton e muajit janar. Presidenti i klubit francez, Zhan Mishel Olá la vendosur të shesë disa prej lojtarëve të cilët janë në skadencë të kontratave të tyre për të mos i humbur me parametra zero në muajin qershor.
Të parët që priten të vendosen në merkato janë të rinjtë Mensáh dhe Tafèr të cilët deri tani nuk kanë mundur të gjejnë hapësirat në skuadër. Këtyre emrave mund t’u shtohen edhe disa të tjerë që janë më të njohur.
Një prej tyre është braziliani Ederson që është vënë në qendër të vëmendjes së Lacios e cila ka bërë edhe një ofertë prej 6 milionë eurosh. Në të njëjtën kohë, Ederson kërkohet edhe nga klubet braziliane të Gremios, Flamengos dhe Palmeiras.
Një tjetër futbollist që përfshihet në listën e atyre që do të largohen është kroati Lovren për të cilin ka shfaqur interes skuadra e Romës. Kjo e fundit po monitoron me kujdes edhe argjentinasin Lopez, por Lioni duket se nuk ka ndërmend të privohet prej tij.
Tjetër futbollist që ka tërhequr vëmendjen në këtë sezon është edhe Gonalóns i cili është vënë në orbitën e Interit dhe të Juventusit. Pranë largimit është edhe mbrojtësi Alì Sisokó, për të cilin ka shfaqur interes Borusia e Dortmundit.
Top Channel