Dorëshkrimet origjinale të Isak Njutonit

12/12/2011 17:40

Dorëshkrimi origjinal i llogaritjeve të bëra nga Sër Isak Njutoni në zbulimin e ligjit të forcës së gravitetit dhe bashkëveprimit u bë publik në internet ditën e hënë.

I ruajtur nga Universiteti i Kembrixhit prej pothuajse dy shekujsh, dokumenti prej 4 mijë faqesh i shkencëtarit të madh britanik të shekullit XIX mund të shfletohet online nëpërmjet një librarie online të krijuar nga Universiteti.

Midis faqeve, përfshihet edhe dorëshkrimi i “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”, i konsideruar si libri më i famshëm, ku janë argumentuar teoritë e tij, përpara se të provoheshin shkencërisht.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta