Diego Milito, lojtari më i keq i Serisë A
12/12/2011 11:50
Diego Milito në periudhën kohore të një viti është shndërruar nga Princi që udhëhoqi Interin drejt Tripletës (Champions League, kampionat dhe Kupë) në lojtarin më të keq që luan në Serinë A italiane.
Sulmuesi i Interit ka marrë çmimin “Bidone D’Oro” që jepet nga “Catersport” e Radio 2. Ky çmim ka filluar të jepet që nga viti 2003 për lojtarin me paraqitjen më zhgënjyese gjatë vitit kalendarik.
Vitin e kaluar këtë “nder” e ka pasur braziliani Adriano.
Pesëshen e parë të vitit 2011 e plotësojnë 4 lojtarë të Juventusit: Amauri, Krasic, Felipe Melo dhe Toni.
Top Channel