Pyetja e dëshmitarëve në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta ka përfunduar.

Përvec dëshmisë kryesore, ajo e cila është edhe zanafilla e këtij procesi gjyqësor, e deputetit Dritan Prifti, që hodhi akuza në drejtim të të pandehurit, të tjerët ishin në favor të të akuzuarit Ilir Meta.

Edhe gjate deklarimeve te sotme dy vellezerit biznesmene Tola, u shprehen se shoqeria e tyre aksionere kishte shpenzuar te pakten 700 mije euro ne pergatitjet e tyre per studimet paraprake dhe pagesat e eksperteve per te pergatitur dokumentacionin per te marre konccensionin e hidrocentralit ne Librazhd.
 
Ndersa dy deshmitare te tjere thane se ishin aksionere me 5 apo 10 perqind ne kete kontrate koncensionare dhe do te kryenin studime dhe ndertimin e hidrocentralit, pa u paguar per punen qe do te kryenin. Sipas akuzes, perfaqesuesi i nje firme hungareze, aksionere me 20 perqind ne te njetin hidrocentral, nderroi theniet ne gjykate pasi kishte deklaruar ne prokurori se pronaret e tij nuk kishin kryer asnje shpenzim.

Para gjykates, ai tha se ishte thjesht nje njeri besnik i hungarezeve duke hedhur vetem firmen dhe nuk dinte asgje per shpenzimet e kryera.

Ne seancen e sotme, gjykimi vazhdoi me administrimin e provave shkresore te akuzes, e cila perben edhe pjesen me te rendesishme te procesit. Akuza kerkoi te administrohet si prove, laptopi, usb-ja, ora video- regjistruese, si edhe nje DVD e emisionit ‘Top Story’ ne Top Channel, ku video-regjistrimi Meta-Prifti u shfaq i plote.

Kerkesa per administrimin si prove te ores u hodh poshte nga mbrojtja e te pandehurit Meta. Gjykata e Larte mes dy kerkesave te tjera vendosi te shprehet me vendim ne seancen e radhes nese do ta pranoje apo jo kerkesen e akuzes.

Top Channel