Burg për ish-lojtarin e Napolit dhe të Juventusit

12/12/2011 16:50

Michele Padovano, ish-lojtari i Napolit dhe Juventusit, u shpall fajtor për organizimin dhe drejtimin e një organizate mafioze e cila merrej me trafik droge në Itali.

Padovano u dënua nga një gjykatë italiane në Torino me 8 vjet e 8 muaj heqje lirie. Organet hetimore kërkuan nga gjykata një dënim prej 24 vitesh burg për të pasi e cilësonin si koka e njërit prej rrjeteve më të mëdha të shpërndarjes së drogës në të gjithë Italinë e Veriut, e sidomos në Torino e Milano.

Michele Padovano, aktualisht 45 vjec, ka luajtur futboll në shumë klube, madje edhe jashtë Italisë, si me Metzin në Francë dhe Crystal Palace në Angli. Por kulmi i karrierës së tij do të ishin 2 vitet, nga 1995 deri në 1997 kur luante për Juventusin, megjithëse ishte sulmues rezervë. Në vitin 1997 ai provoi, por pa sukses edhe fanelën e kombëtares italiane të futbollit.

Top Channel