Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Një 47-vjeçar anglez ka mbytur aksidentalisht të dashurën e tij 52-vjeçare në gjumë duke fjetur sipër saj.
Daily Mail publikon se Robert Trigg dhe Susan Nicholson kanë qenë shtrirë së bashku në divan kur burri me peshë 82 kilogramë u rrotullua sipër të dashurës duke e mbytur. Mëngjesin tjetër ai ka parë Susanën të vdekur dhe fillimisht është marrë në pyetje nga policia si i dyshuar për vrasje, por më pas është lënë i lirë.
Cifti kishte katër muaj që jetonte bashkë në Worthing dhe 47-vjeçari ka theksuar se shpeshherë zgjidhnin të flinin në divan.
“Kur u zgjova në mëngjes ajo ishte nuk kishte lëvizur fare dhe fytyra i kishte ndërruar ngjyrë. Menjëherë e kuptova se e kisha mbytur”, tha Trigg.
Edhe mjekët ligjorë kanë dalë në përfundimin se Susan Nicholson ka vdekur e mbytur dhe nuk është gjetur asnjë shenjë agresiviteti, dhune apo agresioni duke lënë të lirë 47-vjeçarin.
Top Channel