Në javën e 15-të të Serisë A, Udinese fitoi 2-1 ndaj Chievos, ndërsa AC Milan u ndal në një barazim 2-2 në Bolonjë. Barazim pati edhe midis Atalantës dhe Catanias, si dhe në takimin mes Cagliarit e Parmës.
Milani edhe pse arriti të kthente rezultatin nga 1-0 në 1-2 nuk mundi të mbante epërsinë deri në përfundim. Ishte Di Vaio që u dha avantazhin vendasve, por shumë shpejt ishte Sedorf që do të kthente barazpeshën në fushë. Në pjesën e dytë, Ibrahimoviç do të kthente në gol një 11-metërsh, por pa u shuar jehona e golit të suedezit, është Diamanti që arrin të çojë shifrat në 2-2.
Ndërkohë që Udineze fitoi ndaj Chievos 2-1 me golat e Di Natales dhe Bastas, ndërsa për Chievon shkurtoi diferencat Paloschi.
Atalanta – Catania përfundoi 1-1, ndërsa Cagliari-Parma 0-0.
Top Channel