Komisioni Europian i kërkon qëverisë shqiptare dhe Komisionit Parlamentar të Integrimit të bashkojnë përpjekjet në realizimin e planit të veprimit ekzistues në realizimin e 12 prioriteve.

Kjo i është kërkuar autoriteve shqiptare nga drejtori për zgjerimin në Komision Europian, Stefano Sannino, nëpërmjet një letre dërguar ministres së integrimit Majlinda Bregu dhe kryetarit të Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati.

Në letrën e siguruar nga Top Channel, Sannino evidenton punën e bërë deri më tani duke kërkuar që përpjekjet e deritanishme të vijojnë në përmbushjen e sukseshme të 12 prioriteve e në veçanti atyre që kërkojnë konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës.

“Është me rëndësi që Ministria e Integrimit dhe Komisioni Parlamentar për Integrimin, të rishikojnë dhe rifreskojnë Planin e Veprimit i cili duhet të marrë miratimin e Komisionit Parlamentar. Ky rishikim dhe rifreskim do të shërbejë në ndërtimin e një kalendari pune dhe masash për tu implementuar”, shkruan Sannino.

Saninno thekson në letër se për të gjitha hapat e ndërrmara nga pala shqiptare duhet të informohet Komisioni Europian në mënyrë perioidike për të patur më të lehtë monitorimin e progresit të këtij procesi për 12 prioritetet.

Komisioni Europian shpreh gadishmërinë e ndihmës në aspektet teknike duke ofruar asistencë teknike dhe takime të ndërsjellta për ato çështje thelbësore të këtyre prioriteve.

Kjo letër e Stefano Sannino ka vënë në lëvizje Ministrinë e Integrimit dhe Komisionin Parlamentar të Integrimit.
Kjo u reflektua edhe në fjalën e ministres së integrimit Majlinda Bregu gjatë mbledhjes së fundit në Tiranë të komitetit ndërparlamentar  të stabilizim asocimit Shqipëri-BE.

Ministria e Integrimit ka përgatitur metodologjinë e Planit Kombëtar të zbatimit të Marrveshjes së Stabilizim-Asocimit i cili do të jetë i përmirësuar krahasuar me planet e mëparshme. Ndërsa Komisioni Parlamentar për Integrimin europian të hënën do të zhvillojë një seancë dëgjimore me mistren e Integrimit Majlinda Bregu dhe ambasadorin e BE-s në Tiranë Etore Sequei ku do të diskutohet për implementimin e rekomandimeve që Sannino ka dërguar për tu marrë në konsideratë.

Top Channel