Burg pa afat për dhunuesit e arbitrit

10/12/2011 00:04

Gjykata e Lacit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për dy dhunuesit e arbitrit Lorenc Jemini, zv.trajnerin Ardian Laska dhe Dodë Laska, vëllai i presidentit të këtij klubi.

Akuza që rëndon mbi ta është vepra penale e goditjes për shkak të detyrës.

Dy të arrestuarit kanë theksuar se ndërhyrja është bërë për të ndarë dhe ndaluar dhunën ndaj arbitrit të FIFA-s. Por prokurori ka hedhur poshtë këtë pretendim duke treguar si provë pamjet fimike të transmetuara në mediat vizive.

Kërkesa e avokatëve mbrojtës për hetim në gjendje të lirë është refuzuar nga gjykata e cila caktoi si masë të sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Top Channel