Vdes në ring boksieri rus
09/12/2011 00:00
Goditja i merr jetën boksierit rus Roman Simakov. Ngjarja tragjike ndodhi në raundin e shtatë të sfidës mes tij dhe Sergej Kovaljev. Lajmi u komunikua nga vetë Federata Ruse e Boksit sipas së cilës, Simakov për shkak të goditjeve të forta të kundërshtarit të tij, pësoi dëmtim të rëndë në tru.
Simakov u dërgua menjëherë në spital, por mjekët nuk mundën dot t’i shpëtonin jetën boksierit 27-vjecar. Ndërkohë drejtuesit e Federatës Ruse të Boksit deklaruan se shumë shpejt do të nisin hetimetpër vdekjen e Simakov.
Roman Somakov deri tani kishte zhvilluar 21 ndeshje dhe asnjëherë nuk kishte pësuar humbje ne “knock out”. Kjo ndaj Kovaljev rezultoi fatale, pasi i mori jetën në një moshë fare të re.
Top Channel