
Bert Van Marwijk do të jetë trajneri i përfaqësueses holandeze edhe pas përfundimit të Botërorit të vitit 2014.
Lajmi konfirmohet nga Federata Holandeze e Futbollit e cila deklaroi se Van Marwijk do të qëndrojë në pankinën e skuadrës portokalli deri në vitin 2016.
Javë më parë u mendua largimi i trajnerit holandez nga posti i tij për të marrë drejtimin e një klubi europian. Por duke parë rezultatet e Holandës në vitet e fundit, Federata mendoi për zgjatjen e kontratës së tij.
Bert Van Marwijk e mori drejtimin e Holandës në vitin 2008 kur zëvendësoi Marko Van Basten. Nën drejtimin e tij, kjo përfaqësuese arriti deri në finale të Botërorit të Afrikës së Jugut, ndërkohë që siguroi pa shumë probleme kualifikimin për në Euro 2012.
Në fazën finale të kampionatit europian të futbollit të vitit, të ardhshëm Holanda do të jetë në Grupin B ku do të përballet me Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën.
Top Channel