
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka konfirmuar mbështetjen e
Shqipërise për integrimin e Kosovës në projektin e përbashket
euroatlantik, si dhe ka denuar politikat dhe qarqet nacionaliste që po
cënojne vlerat e shenjta të demokracisë përmes situatës së tensionuar,
që është krijuar në Veri të Kosovës.
Kreu i shtetit shqiptar vleresoi me rendesi themelore shprehjen e nje vullneti refuzues dhe te qarte politik per ccdo ide qe tenton te rivendose vija ndarese etnike ne rajon.
“Le të shohim ngjarjet në Kosovën veriore për të sjell ndërmend faktin se ende ka politika dhe qarqe të cilat të ardhmen e shohin përmes projekteve nacionaliste duke cenuar parime e vlera të shenjta për demokracinë. Me rëndësi themelore mbetet një vullnet i qartë politik refuzues ndaj çdo projekti të tillë, izolimi i çdo ideje që tenton të rishpallë dhe rivendosë vija ndarëse etnike dhe mbështetja e çdo politike e qëndrimi që e sheh të ardhmen aty ku të gjithë popujt tanë duan – në bashkimin e plotë me vlerat, parimet euroatlantike”, tha Topi.
Ministri serb i Mbrojtjes dhe perfaqesues te larte te ushtrise serbe nuk kane marre pjese ne Ministerialin e Mbrojtjes se A5-ës, i cili po zhvillohet ne qytetin e Durresit. Takimi i Ministrave te mbrojtjes se vendeve te rajonit dhe perfaqesuesve te larte ushtarake te ketyre vendeve eshte fokusuar kryesisht ne mbrojtjen ajrore. Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, Admiral James Stavridis vleresoi progresin e bere qe nga koha kur Ballkani gelonte nga konfliktet dhe theksoi rendesine per nje bashkepunim rajonal per te ulur kostot e larta qe pasja e avioneve te mbrojtjes inteligjente ka.
Takimi, ne te cilin ka marre pjese dhe ambasadori i SHBA, A. Arvizu, eshte pershendetur nga ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami dhe pas nje fotoje te perbashket ka vijuar me sesionin mbi sfidat dhe pritshmerite e reja ne kuadrin e bashkepunimit rajonal ku ka referuar edhe nje perfaqesues i Pentagonit.
Top Channel