Martesa e katërt e Sinead O’Connor

09/12/2011 16:55

Sinead O’Connor është martuar për herë të katërt ditën e enjte. Fatlumi ishte Barry Herridge dhe ceremonia u zhvillua në Las Vegas.

Ceremonia zgjati vetëm 15 minuta dhe çifti nuk kishte ftuar askënd përveç katër fëmijëve të këngëtares irlandeze dhe kameramanit.

Sinead dhe Barry kanë vetëm 3 muaj që njihen. Ai iu përgjigj një posti në blogun e këngëtares ku shkruhej “Jam e etur për seks” dhe ku kërkonte meshkuj të aplikonin për tu “zbavitur”.

“Barry më dërgoi një e-mail të mrekullueshëm dhe më fitoi zemrën. Ai më ka propozuar për martesë në çdo takim që kemi pasur dhe unë pranova edhe pse nuk kisha në plan të martohesha sërish”, pati deklaruar O’Connor kohë më parë për gazetën ‘Irish Indipendent’.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA