Termi “korrupsion” vazhdon të kryesojë fjalorin e çdo qytetari të Kosovës. Në pothuajse çdo institucion publik dhe privat flitet për praninë e tij.
Fenomen i cili po errëson pothuajse çdo zhvillim të shtetit. “Lufta” e
qeverisë ndaj këtij fenomeni duket se nuk ka fituar asnjë betejë.

Megjithatë, presidentja e vendit tashmë ka udhëtuar për në SHBA, për të kërkuar ndihmën amerikane lidhur me këtë çështje. “Korrupsioni duhet të luftohet. Do të shkoj në SHBA për këtë punë dhe do të raportoj për këto zhvillime”, deklaroi Jahjaga para nisjes.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, lëvizja “Fol” me anë të një aksioni “dezinfektoi” qeveritarët e korruptuar. Niveli i lartë i korrupsionit dhe shtrirja e gjerë në institucionet publike, sipas FOL, është edhe arsyeja kryesore pse Kosova vazhdon të thyejë rekorde korrupsioni.

Në anën tjetër, prokuroria speciale njoftoi se tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj 20 zyrtarëve publikë. Mbi këta zyrtarë rëndojnë akuza për vepra penale të shpërdorimit të detyrës, përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës, shmangie të tatimit, dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Për veprat penale “shpërdorim i detyrës zyrtare” akuzohet Mehmet Duci, zyrtar i lartë në një kompani sigurimi. Ky person, së bashku më tjerët, thuhet se ka përvetësuar mbi 220 mijë euro, me të cilat pastaj ka blerë prona të patundshme, e me shmangie të tatimit ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 424 mijë euro, ndërkohë që ka përvetësuar edhe tri automjete.

Mediat e shtypura dhe elektronike raportojnë çdo ditë për fenomene korruptive nga niveli lokal e deri tek ai qendror. Por, të pakta janë rastet kur organet e drejtësisë kanë marrë për bazë raportimet e gazetarëve.

Megjithatë, pesë nga gazetarët që më së shumti shkruan dhe raportuan për korrupsion u shpërblyen për punën e tyre nga UNDP, AGPK dhe Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA