Inzaghi vendos largimin, në garë Lacio-Marsejë

09/12/2011 11:00

Një prej sulmuesve më të mëdhenj europian të dekadës së fundit, Filippo Inzaghi, ka vendosur të ndahet pas dhjetë vitesh nga Milani.

I lënë jashtë planeve të trajnerit Allegri, 38-vjeçari duket se nuk do të presë deri në fund të sezonit për t’u larguar, pasi ka ende shumë dëshirë për të luajtur. Ndërsa kuqezinjtë janë përqendruar tek sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez, në pritje të “Superpippos” është vënë Lacio dhe Marseja, si dhe disa klube të tjera të Serisë A, si Atalanta apo Parma.

Për veteranin, qëllimi kryesor është të shënojë disa gola në Europë dhe një përvojë në Francë, tek Marseja që është kualifikuar në raundin të dytë të Champions League mund të ishte e mirëpritur. Tek Lazio, gjithashtu 38-vjeçari mund të luajë në Europë, me klubin roman që ka ende shanse të kalojë përtej grupeve të Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA