Inter në merkato, kërkohet Farfan

09/12/2011 00:00

Sirenat e alarmit te Interi po dëgjohen gjithnjë e më shumë dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit zikaltër të vihen në lëvizje për të bërë përforcimet e duhura ne merkaton e transferimeve.

Një prej reparteve që kërkon të rinovohet është ai i sulmit dhe emri që po përflitet së fundmi në ambientet e klubit milanez është ai i Jeferson Farfán. Futbollsti 27-vjecar ka një kontratë me Shalke 04 deri në vitin 2012 dhe nuk ka ndërmend që ta rinovojë atë.

Mësohet se Farfán dëshiron transferimin në një klub italian dhe kërkon një kontratë 3-vjecare me 3.5 milionë euro në sezon, shifër kjo që mund të përballohet nga arkat e Interit

Një tjetër emër që po përmendet shumë te Interi është edhe ai i Eduardo Vargas nga Universidad i Kilit. Por në këtë rast problemet duket se janë më të mëdha.

Futbollisti 22-vjecar kërkohet edhe nga Napoli e Zenit dhe kjo ka bërë që të rriten pretendimet e skuadrës kiliane për të, ndërkohë që Interi nuk ofron më shumë se 4-5 milionë euro.

Top Channel