Godinat e kopshteve, por edhe të shkollave në vendin tonë nuk plotësojnë standardet e kërkuara dhe për përmirësimin e kësaj infrastrukture do të duhen 25 milion euro në vit.
Ekspertët e Komisionit Europian kanë përfunduar projektin, prej 1.5 milion euro ku kanë evidentuar gjendjen e 4796 institucioneve shkollore në vend.
Në përfundim të këtij projekti ka rezultuar se gjendja e shkollave në zonat rurale nuk i plotëson standardet dhe kopshtet kanë mungesa të theksuara në pajisje, por edhe përsa i përket ndërtesave. Edhe Ministri i Arsimit tha se ka nevoja të mëdha për ndërhyrje.
Ekspertët e përzgjedhur nga Komisioni Europian për këtë projekt thanë se këto të dhëna do t’i shërbejnë ministrisë për të patur një hartë të saktë të gjendjes së institucioneve shkollore në vend dhe për përcaktimin e prioriteteve që do të ketë ky institucion.
Top Channel