Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak në Elbasan pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin Deputeti socialist Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën Civile të
Tiranes, për t’u përballur me procesin gjyqësor, ku ai është i paditur
për shkaktim dëmi moral dhe egzistencial nga dy fëmijët e kryeministrit
Berisha, Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha.
Procesi i caktuar per t’u zhvilluar ne oren 12:00, u cel ne zyren e gjyqtarit Ilir Celiku dhe jo ne salle, e per kete mediat nuk u lejuan. Duke qene se deputeti socialist ka mberritur disa minuta me vonese zhvillimi i seances pergatitore eshte shtyre per ne daten 20 janar 2012.
Padia e dy femijeve te kryeministrit Berisha eshte regjistruar ne Dhomen Civile te gjykates ne 8 nentor. Ajo ka si objekt detyrimin e te paditurit Saimir Tahiri te shperbleje paditesen Argita Malltezi me demin pasuror dhe jo pasuror ne shumen e 4 milione lekeve dhe me te njejten shume te shperbleje edhe te vellanë e saj Shkelzen Berishen. Aktpadia i referohet nje deklarate te deputetit Tahiri dhene ne tetor te ketij viti, ku shprehet se “Sali Berisha eshte i korruptuar, i biri dhe e bija jane te perfshire ne korrupsion”.
Dy femijet e kryeministrit qe te dy te diplomuar per juridik shprehen ne padine civile, se u eshte shkaktuar nje dem moral dhe turbullim i padrejte i gjendjes shpirterore te pesuar nga fakti i paligjshem i deklaratave te paverteta shpifese dhe fyese. Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha thone se u eshte shkaktuar edhe dem qe u cenon nderin e personalitetit te tyre, duke ndikuar ne opinionin publik.
Top Channel