F1, Raikkonen-Grosjean, dyshja e Lotus

09/12/2011 16:15

Romain Grosjean është përzgjedhur nga ekipi Lotus Renault si piloti i dytë i skuderisë.

Pas lajmërimit për nënshkrimin e kontratës me Kimi Raikkonen në muajin e kaluar, Lotus ka vendosur që të mos shtyjë kontratën me rusin Vitaly Petrov, por të afrojë në ekip pilotin zviceran.

“Jam shumë i emocionuar për këtë mundësi që më është dhënë. Ndihem i lumtur që vitin tjetër do të pilotoj një Lotus”, tha Grosjean në një komunikatë.

Lotus Renault që nga viti 2012 do të quhet thjesht Lotus dhe me pilotë si finlandezi Raikkonen dhe zvicerani Grosjean shpreson të bëjë paraqitje edhe më të mira se sezonin e kaluar, ku Petrov arriti vendin e tretë në Australi se rezultatin më të lartë.

Top Channel