Europa League, më luksoze se kurrë

09/12/2011 11:15

Europa League, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klubet në Europë do të jetë më i pasur se kurrë në raundin e dytë pas grupeve.

Ndonëse në të shkuarën, ekipe të mëdha si Milani apo Bayern kanë luajtur në këtë kupë, nuk kishte ndodhur që të figuronin emra si Manchester City e United, Tottenham, Porto, Valencia e të tjerë të gjithë bashkë.

Surprizat e fazës së grupeve të Champions kanë furnizuar këtë kompeticion me tetë skuadra të mëdha, ndërsa midis të mëdhenjve kanë gjetur vendin anonimë si APOEL Nikosia apo ekipe të tjera si Zeniti.

Me eliminimin e dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City janë vendosur menjëherë në radhën e favoritëve për të fituar Europa League. Në radhën e favoritëve mbetet edhe Valencia, “viktimë” e Chelsea dhe Leverkusen në Champions, Ajaksi apo Olimpiakosi.

Të gjitha këto ekipe do t’i bashkohen emrave si Atletiko Madrid, PSV Eindhoven, Sporting Lisbona, Athletic Bilbao, Schalke 04, Udinese e mbase Lacio, duke i dhënë Europa League një luks që prej vitesh nuk e ka patur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA