
Çështja e kalimit të Karlos Tevez te Milani po komplikohet gjithnjë e më shumë. Tashmë në garë për argjentinasin, përvec PSG është përfshirë edhe Juventus.
Skuadra pariziene hyri në skenë me një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e futbollistit dhe 10 milionë euro për pagën e tij.
Ndërsa Juventus ka menduar për një tjetër opsion. Skuadra bardhezi është gati të japë 4 milionë euro në merkaton e janarit dhe 26 milionë euro në muajin qershor, ofertë kjo më e mirë se ajo e Milanit. Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje, drejtuesit e kuqezinjve nuk shprehen aspak të shqetësuar.
Sipas zv/presidentit të Milanit, Adriano Galiani, ai që do të ndikojë shumë në këtë cështje është pikërisht vullneti i vetë Karlos Tevez.
‘Dëshira jonë është që të kemi Tevez në dispozicion kur të nisim fazën përgatitore për fazën e dytë në Dubai, por ka ende kohë për këtë. Jemi të qetë, sepse Tevez ka shprehur dëshirën për të luajtur tek Milani”, deklaroi Galiani.
Top Channel