Eurodeputeti Viktor Boshtinaru krahas rëndësisë që ai theksoi për lufën
kundra korrupsionit, e lidhur ngushtë me  proceset integruese është
ndalur edhe në presionet që i vinë medias shqiptare e sidomos atyre
kritike me qeverinë.

Boshtinaru shprehu shqetësimin për valën e sulmeve ndaj Top Channel pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” të investigimit te njohur tashmë si skandali “Pango”.

“A mund ta pranoni faktin që në skandalin e mirënjohur ‘Pango’, ku dikush ishte duke kërkuar favore seksuale dhe televizioni që e transmetoi këtë skandal, më pas në mënyrë skandaloze gjobitet me një shumë të madhe gjobe, proces që ende vazhdon?Si mund të mbështetemi në efikasitetin e luftës kundra korrupsionit ku një tjetër cështje që lidhet me ish-zëvëndëskryeministrin, përsëri kjo cështje nuk është zgjidhur? Duke ju referuar detajeve pasi djalli qëndron tek to sic është rasti i Top Channel dhe nuk jam këtu t’i bëj favore një kompanie por është një pyetje që lidhet me ambientet dhe akuzave se kjo kompani ishte e lidhur me të ashtuquajturën grusht shteti.Miq le të jemi seriozë. Kur flasim për tilla akuza si grusht shteti dhe gazetarinë investigative dhe gazetarët përfshi lirinë e medias, nuk mund të gënjehet”, tha Boshtinaru.

Edhe Tania Fajon, një ish gazetare, tani një eurodeputete aktive në favor të zgjerimit të BE, u shpreh për rëndësinë e një media të pavaruar por edhe për rolin e gazetarëve në informimin e publikut.

“Kam kontakte të mira me gazetarët në Shqipëri. Të jem e sinqertë kur dëgjoj për median shqiptare në tërësi ju keni 1 ose 2 media që janë të pavarura. Kjo është ekstremisht dicka e keqe për vendin. Nuk duhet të ketë influenca politike apo nga biznesi përfshi interesa të tjera tek media.Eshtë me rëndësi të sigurohet pluralizmi i medias dhe liria e të shprehurit. Nga ana tjetër është detyra gazetarëve të jetë të besueshëm dhe të organizuar. Merr një rëndësi të vecantë që media të ketë lirinë që meriton pasi ka gjithonë rolin e një ‘watchdog’ ndaj institucioneve për të përcjellë lajme të besueshme të balancuara për qytetarët pasi meritojnë të dinë për atë që ndodh dhe të ardhmen e vendit”, tha Fajon.

Top Channel