“Golden Boy 2011”, fiton gjermani Gotze

09/12/2011 15:40

Mario Gotze ka fituar çmimin “Golden Boy 2011” që jepet nga gazeta italiane ‘Tuttosport’ për futbollistin më të mirë që luan në Europë nën moshën 21 vjeç.

Në vend të dytë është renditur spanjolli i Barcelonës Thiago Alcantara.

Kjo është hera e parë që çmimi i jepet një futbollisti që luan në Bundesligë duke thyer kështu dominimin e Italisë, Spanjës dhe Anglisë që kishin marrë çmimet në 7 vitet e fundit.

19-vjeçari Gotze ka shpërthyer në sezonin e kaluar me Borussia Dortmund, ekip me të cilin u shpall edhe kampion i Gjermanisë.

Në vend të tretë është renditur belgu Eden Hazard, sulmues krahu i francezëve të Lille, ekip që fitoi kampionatin francez sezonin e kaluar.

Cmimi “Golden Boy” është dhënë për herë të parë në vitin 2003 dhe mes fituesve janë emra si Van der Vaart, Rooney, Messi, Fabregas apo Aguero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA