UEFA ul ndëshkimin për Rooney-n

08/12/2011 00:00

Wayne Rooney do të mungojë vetëm në 2 ndeshje në fazën e parë të
kampionatit Evropian të Futbollit. UEFA vendosi që të ulë dënimin për
sulmuesin e përfaqësueses angleze që më parë u ndëshkua me 3 ndeshje
pezullim.

Rooney në ndeshjen me Malin e Zi në fazën e eliminatore të Euro 2012 shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj Gjudoviç, veprim ku që u dënua me karton të kuq nga arbitri i sfidës. Pas vendimit të parë ytë UEFA-s, Rooney apeloi gjë që u pranua nga drejtuesit e institucionit më të lartë evropian që në fund zbutën dënimin e parë.Ky vendim i UEFA-s e ka lënë shumë të kënaqur stafin drejtues të përfaqësueses angleze, gjë që e thekson edhe menaxheri i Tre Luanëve, Adrian Bevington nëpërmjet rrjetit social Tëitter.

‘Rooney tani do të shkojë drejt Manchester-it,- shkruan Bevington – të gjithë janë të kënaqur për reduktimin e dënimit të tij. Rooney e ka pranuar hapur se kartoni i kuq i dhënë në drejtim të tij ishte vendim i drejtë”.

Top Channel