Tevez: Futbolli më shpetoi

08/12/2011 00:00

‘Nëse nuk do të isha bërë futbollist, tani do të isha në burg ose i
vdekur”. Kjo është ajo që tregon Carlos Tevez, në një intervistë për nje
revistë argjentinase.

“Mendoj gjithmone për të njëjtën gjë – tha Tevez, i cili tashmë është vënë në qendër të merkatos së Milanit. -Imagjinoj sikur jetoj në një qytet tjetër ku jam shndërruar në grabitës dhe një ditë policia më arreston”.

Por ish-futbollisti i Boca Juniors dhe Korinthians tregon gjithashtu se është shumë i lidhur me familjen e tij. Madje baza e të gjitha mosmarrëveshjeve mes tij dhe drejtuesve të Manchester City-t është pikërisht nostalgjia që 27-vjecari ndjen për familjen e tij. Lidhja e Tevez nme familjarët dhe sidomos me nënën e tij duket qartë në një mesazh të shkruar në një letër nga ana e argjentinasi.

‘Mos guxoni të prekni nënën time-ishte mesazhi i Tevez-nënat gjithnjë ndihmojnë të varfrit dhe janë shumë të rëndësishme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA