Parlamentarët europianë që ndodhen në Tiranë në kuadër të dialogut Shqiperi-BE zgjodhen një takim me studentët e shkollës politike, për të kritikuar klasën politike shqiptare për klimen disa-vjeçare që ka penguar integrimin europian te vendit.
”Shqipëria ka humbur shumë kohë në garën e proceseve integruese, shkaktuar nga ngërçi politik. Kjo është arsyeja përse vendi juaj nuk mori statusin e vendit kandidat. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar. Nëse vizita jonë është e sukseshme, atëherë kjo do të jetë një ndihmë për klimën e re politike që shpresojmë të jetë e qëndrueshme në të ardhmen”, u shpreh Eduard Kukan.
Nga ana e tij, eurodeputeti rumun, Viktor Boshtinaro ishte me i drejtëpërdrejtë kur bëri përgjegjës të dyja partitë më mëdha poltike për ngadalësimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-s.
”Le të shpresojmë që pas zhvillimeve të fundit mund të ndërojmë faqe. Ngrihet një pikëpyetje e madhe për përgjegjësinë e elitës shqiptare e më shumë për elitën politike të këtij vendi. Si mund ata ta parandalojnë luftën politike? Flas për të dyja kampet politike që janë përgjegjëse për ngërçin. Nëse ndalem në axhendën e 2012-s, atëherë duhet të them se ky është shansi i fundit ose për të arritur sukses duke përshpejtuar reformat për të marrë më pas statusin e vendit kandidat, ose në mënyrë dramatike, për të humbur mundësitë që mund të mos përsëriten në të ardhmen. Mesazhi është i qartë. Mos luani me proceset integruese si një çështje të pafund sherresh politike”, theksoi Boshtinaru.
Në prag të takimit për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-s, gjashtë eurodeputetët janë takuar te enjten paradite me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Nderkohë, gjatë takimit me presidentit Bamir Topi, duke komentuar ngjarjet e 21 janarit, eurodeputeti Boshtinato ka deklaruar se ishte skandalizuar nga tentativat e disa zërave për ta perfshirë Presidentin në një grusht shteti.
Ndërkohë, takimi me kreun e opozitës, Edi Rama, zgjati në total 30 minuta më shumë nga çfarë ishte parashikuar.
Prova e dytë e një pakti
Mëngjesin e së premtes statusi i vendit kandidat dhe një sëre cështjesh të tjera do të vendosin përballë njëri tjetrit politikanët shqiptarë dhe ata të BE-së në takimin e katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së.
Ky takim pritet me interes në qarqet e politikës shqiptare gjithashtu edhe ato të Brukselit nëse do të arrihet apo jo, miratimi i një marrëveshjeje te perbashket.
Në tre takimet e mëparshme per stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së nuk janë miratuar marrëveshje të cilat në vetvete ishin një angazhim i palëve në përmbushjen e prioriteve të BE vendosura Shqipërisë.
Tre marrëveshjet e dështuara u kthyen në precedent për parlamentin Europian ku politikbërësit e një shteti nuk mundin të bien dakort për cështje me rendesi jetike per projektet integruese të vendit të tyre.Edhe në mbledhjen e nesërme priten debate për tekstin e marrveshjes mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.
Por presioni i vazhdueshëm i komunitetit ndërkombëtar muajt e fundit për dialog duket se do të luajë një rol kyc që palët me vështirësi të gjejnë një të mesme të artë në miratimin e marrëveshjes.
Megjithatë gjithcka mbetet e hapur pasi politikës shqiptare nuk i mungojnë suprizat e minutës së fundit. Një gjë është e sigurtë europarlamentarët mest tyre edhe Tanja Fajon nuk presin një zhgënjim të katërt nga politikanët shqiptarë. Ndërkohë Top Channel nga burime pranë eurodeputetëve ka mësuar se palët kanë shprehur gadishmëri në miratimin e marrëveshjes. Pakti i pare per reformen zgjedhore eshte nje ogur i mire.
Top Channel