Nipi i Spahiut: Të shfuqizohet vendimi i Ballukut

08/12/2011 00:00

Një ish-oficer i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, i cili ka
sherbyer ne radhet e ushtrise nga viti 1948 deri ne vitin 1968, i eshte
drejtuar Gjykates se Tiranes me nje padi, permes te ciles kerkon
shfuqizimin e nje vendimi te Ministrise se Mbrojtes ne kohen e
diktatures, qe mban daten 7 tetor 1968, kohe ne te cilen Ministrine e
Mbrojtjes se drejtonte Beqir Balluku.

Me kete vendim ushtaraku Xhemal Didi, eshte nxjerre ne lirim per arsye politike si dhe i jane zhvleresuar edhe vitet e punes.

Paditesi Didi, nje ish ushtarak i larte, eshte liruar nga Forcat e Armatosura, per t’u bere pjese e ushtrise se te perndjekurve politike, pasi ishte nip i ish-prokurorit te Pergjithshëm te Shqiperise Bedri Spahiu. Nje nga figurat me te rendesishme te mekanizmit vrases te regjimit komunist, Bedri Spahiu kerkoi denimin me vdekje per dhjetra intelektuale ne gjyqin special te vitit 1945, ne gjyqin e deputeteve ne vitin 1947, me bashkepunetor Koci Xoxen dhe me vone denoi me vdekje edhe vete Koci Xoxen.

I penduar me pas per kete maskarade, Spahiu terhiqet dhe bie vete viktime e dikatures duke kalur 35 vjet ne burgje. Pas arrestimit ne vitin 1957, te afermit e tij iu nenshtruan mekanizmit te persekutimit.

Nipi i tij Xhemal Didi ka qene njeri prej tyre, te cilit iu komuniku largimi nga ushtria me motivacionin se ishte nip i Bedri Spahiut. Madje kjo periudhe kohe nuk iu eshte njohur as si vjetersi pune. Ish-ushtaraku kerkon tashme te njohjen e kesaj periudhe kohe si vite pune per te plotesuar moshen e pensionit. Kerkesen e rralle do ta shqyrtoje gjykatesi i ceshtjeve civile Artur Gaxhi, ne muajin janar te 2012.

 

Top Channel