Transferimi i Carlos Tevez tek Milan po zbehet gjithmonë e më shumë si mundësi. Paris Saint Germain i sheikut Al Thani dhe i drejtorit sportiv Leonardo ka “futur hundët” në këtë tratativë duke i prishur punë kuqezinjve.
Ekipi francez i ka ofruar ekipit anglez të sheikut Mansour një shifër prej 20-30 milionë euro për blerjen e menjëhershme të sulmuesit argjentinas.
Ndërkohë, Milan ka “ngecur” në kërkesën për një huazim falas deri në qershor e më pas blerjen për 23 milionë euro. Kjo kërkesë nuk ka marrë ende përgjigje nga Manchester City, por Galliani ka nga ana e tij vullnetin e futbollistit, i cili dëshiron të luajë me Milanin.
Nuk duhet anashkaluar edhe fakti që pronarët e PSG dhe M.City kanë lidhje fisnore mes tyre dhe do e gjejnë lehtë gjuhën e përbashkët. Nëse lojtari ende nuk pranon mund të ndryshojë mendje dhe të shkojë të luajë në Francë kur të marrë vesh rrogën e tij: 9 milionë euro në sezon.
Milan i ka ofruar sulmuesit “vetëm” 5 milionë dhe në këto kushte duket se Tevez po largohet gjithmonë e më shumë nga kampionët e Italisë.
Top Channel