Ndotja nga metalurgjia, mbetjet që lëshohen në tokë po kontaminojnë edhe prodhimet bujqësore Përfaqësues të zyrës rajonale të OSBE në Gjirokastër së bashku me inspektorë të Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë inspektuar kushtet në disa shkolla 9-vjecare dhe të mesme të qytetit.
Në të gjitha shkollat rezultoi se mungonte ngrohja ndërsa shumica e tyre kishin dhe kushte të papranueshme higjenike.
Monitorimi i situatës ka ardhur pas pezullimit të mësimit në dy shkolla të mesme të qytetit pas kërkesave për ngrohje të mjediseve të klasave drejtuar bashkisë së qytetit.
Vetë nxënësit në shkollën e mesme “Siri Shapllo” në qytet thonë se e premtja do të jetë sërish një ditë greve nëse kushtet nuk plotësohen.
Ndërkaq në disa klasa nxënësit kanë paguar me shpenzimet e tyre për sistemimin e dyerve e dritareve, lyerje dhe ngrohje të klasave.
Megjithë kërkesat e vazhdueshme drejtuar bashkisë së qytetit për mirëmbajtjen e shkollave gjendja ka rezultuar kritike cdo vit. Vetëm këtë vit insitucionet e higjenës pohuan se tri shkolla rrezikojnë mbylljen nëse situata nuk ndryshon, ndërsa përfaqësuesi i OSBE tha se situata do të bëhët pjesë e raportit të organizatës drejtuar zyrës qëndrore.
Top Channel