F1, arrihet marrëveshja për Garën e Teksasit

08/12/2011 00:00

Përfshirja e cmimit të Madh të SHBA në kalendarin e Formula 1 të vitit
2012 ka bërë që të zgjjidhen disa probleme dhe një prej tyre është
arritja e një marrëveshje me Bernie Ecclestone.

Është vetë bosi i Formula 1 që e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një e-maili të dërguar në redaksinë e një të përditshmeje të Ostin në Teksas. ‘Është e vërtetë, gara e Çmimit të Madh të SHBA për vitin 2012 do të zhvillohet-lexohet në letrën e Ecclestone.- Shpresojmë që kjo të zgjasë edhe për 10 vjet të tjerë”

Ndërkohë, presidenti i Cirkuitit, Steve Sekston nëpërmjet një videokonferencë është shprehur i kënaqur për këtë akord të arritur me drejtuesit e Formula 1.

‘Akordi me Ecclestone është lajmi më i mirë për ne-tha Sekston-më në fund makinat më të shpejta të botës do të garojnë në këtë pistë për shumë vjet”.

Në fund të muajit nëntor, dyshimet për zhvillimin e garës në Ostin u rritën shumë dhe punimet për ndërtiminin e pistës u ndërprenë. Vetë Ecclestone deklaroi se nuk e përjashtonte mundësinë e përjashtimit të pistës amerikane nga kalendari i Formula 1 të vitit të ardhshëm. Por në fund u arrit marrëveshja dhe pritet që shumë shpejt të rinisin punimet për ndërtimin e pistës së Teksasit.

Top Channel