Daul kërkon falje për deklaratat

08/12/2011 23:46

Pas një presioni të madh të shqiptarëve dhe thirrjes për të reaguar të deputetit socialist Erion Brace, në faqen e Facebook-ut të Jozef Daul, Kryetarit të grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, ky i fundit deklaroi se nëse ka fyer njeri, kërkon falje.

“Shumë prej jush nuk janë dakord me qëndrimet e mia për Shqipërinë, por unë mbështes gjithmonë aspiratat integruese evropiane”, ka deklaruar Daul.

Reagimet erdhën pas deklarates së bërë dy ditë më parë nga kreu i të djathtëve, Jozef Daul, i cili tha se “Berisha ndali gjakderdhjen duke iu referuar 21 janarit dhe e cilësoi Edi Ramën një të sëmurë”.

Top Channel