Champions, UEFA nuk do të hetojë D.Zagreb-Lyon

08/12/2011 00:00

UEFA nuk do të hetojë mbi goleadën e dyshimtë që Lyon arriti në Zagreb të Kroacisë ndaj vendasve të Dinamos.

Në një komunikatë të publikuar të enjten, organizmi drejtues i futbollit europian nuk sheh të dhëna për të menduar se ndeshja ishte e trukuar.

“Deri tani nuk ka pasur asgjë të çuditshme dhe nuk kemi pse të nisim hetime”, shkruhet në komunikatë.

Ekipi francez i Lyon-it ka publikuar në faqen e tij të internetit një komunikatë në përgjigje të një hetimi që ka nisur Autoriteti Francez i Rregullimit të Lojës.

“E pranojmë nisjen e hetimit nga autoritetet franceze, por na vjen keq që fitorja jonë e madhe nuk po konsiderohet si një arritje”, lexohet në komunikatën e Olimpique Lyon.

Edhe Dinamo Zagreb ka publikuar në faqen e internetit një komunikatë ku i konsideron “skandaloze, tendencioze dhe keqdashëse” zërat e një manipulimi të rezultatit të ndeshjes. Gjithashtu humbjen e konsideron të turpshme.

Lyon arriti të fitonte 1-7 në fushën e vështirë të Dinamo Zagreb duke kaluar në renditje falë golavarazhit hollandezët e Ajax-it, të cilët u mundën 0-3 nga Real Madrid. Me këto rezultate janë francezët ata që kalojnë në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve ndërsa Ajax do të luajë në Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB