Bundesliga, Schalke 04 ndjek sulmuesin Podolski

08/12/2011 17:30

Schalke 04 po mendon blerjen e Lukas Podolski, sulmuesit të Koln-it dhe kombëtares gjermane, për të mbushur boshllëkun e largimit të mundshëm të Raul Gonzalez në fund të këtij sezoni.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, kontrata e ish-kapitenit të Real Madrid përfundon këtë sezon dhe një zgjatje e mëtejshme e saj është shumë e vështirë, kështu që drejtuesit e Schalke 04 po mendojnë për zëvendësimin e tij.

Përveç kësaj, edhe vazhdimësia në klub e sulmuesit Jefferson Farfan është në dyshim pasi peruani po kërkohet nga Interi.

Vlerësohet se blerja e Lucas Podolski mund të bëhet për 15 milionë euro.

Schalke 04 renditet në vendin e katërt në Bundesligë me 28 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Bayern Munchen.

Top Channel