Berisha uron Ditën e Rinisë

08/12/2011 00:00

Me rastin e Festës Kombëtare të Rinisë, kryeministri Sali Berisha ka
bërë një urim, nga Marseja, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e
Kongresit të 20-të të Partive Popullore Evropiane.

“Unë dua t’ju përshëndes ju këtë ditë, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë  sepse në këto 20 vite ju ishit dhe forca më kryesore e demokracisë së vendit. Ju përcaktuat fitoren e qendrës së djathtë në vitin 2009, përcaktuat fitoren me votën tuaj, fitoren e viti 2009, fitoren e këtyre parimeve në vitin 2011 dhe kam bindjen më të plotë se ju, me energjitë, me mençuritë, me vizionin, me përkushtimin, me idealet  e larta, fisnike, të dhjetorit të viteve ‘90 do të përcaktoni fitoren më të thellë të qershorit të viti 2013”, uroi kryeministri.

Top Channel