Webber: Nuk largohem nga F1

07/12/2011 15:00

Mark Webber nuk ka ndërmend të largohet nga Formula 1 në vitin 2012. Është vetë piloti australian që e ka deklaruar një gjë të tillë për të përditshmen britanike ‘Daily Mail’.

‘Do të vazhdoj të garoj në Formula 1 edhe pas vitit 2012. Drejtuesit e Red Bull ishin të qartë kur kërkuan rinovime kontratash 1 vjecare, gjë që edhe mua më vjen për shtat. Mendoj se kjo ka qenë një pikë nisje për ne në 3-4 vitet e fundit”, deklaroi Webber.

Viti 2011 ishte i vështirë për Webber që fitoi vetëm 1 garë, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel triumfoi në 11 të tilla. Por për sezonin 2012, Webber deklaroi se do të jetë më kompetitiv dhe se nuk do të kërkojë të fitojë vetëm ndaj Vettel-it.

‘Në 2012 nuk do të mendoj vetëm për Vettel, por edhe për pilotët e tjerë. Mclaren do të përmirësohet akoma më shumë, po ashtu edhe Ferrari. Duhet që të fillojmë sa më mirë Botërorin e vitit 2012”, vijoi Webber.

Top Channel