
Turi i Francës i vitit 2013 do të nisë në ishullin e Korsikës. Lajmi u publikua nga vetë organizatorët e këtij aktiviteti që në këtë vit do të festojë 100 vjetorin e tij.
Kristian Prydom deklaroi se në Korsikë do të mbahen 3 etapat e para të turit të Francës së vitit 2013, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e këtij evenimenti.
‘Donim që për edicionin e 100 të Turit të Francës të caktonim një start të vecantë të ngjarjes. Korsika ofron gjithcka për ta bërë këtë nisjen e këtij Turi në mënyrë sa më spektakolare. Ishulli i Korsikës është me të vërtetë shumë i bukur dhe do të ngjallë shumë interes”, tha Prydom.
Etapa e parë e Turit të Francës 2013 është e favorshme për sprinterët dhe do të nisë në Porto-Vekio dhe do të përfundojë në Bastia. Etapa e dytë, që është e përshtatshme për ciklistët maloristë do të startojë në Bastia për t’u mbyllur në Ajacio. Pikërisht nga Ajacio do të nisë etapa e tretë që do të mbyllet në Kalvi.
Top Channel