Një përfaqësi e gazetarëve dhe grupit ‘Tifozët Kuq e zi’ vizituan shtëpinë e fëmijës, ‘Zyber Hallulli’ në prag të aktivitetit të bamirësisë që do të zhvillohet ditën e premte.
Në këtë takim, femijët u mësuan me programin, ndërkohë që u bë një apel edhe në drejtim të gjithë qytetarëve për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Në të njëjtën kohë u kërkua edhe kontributi nga ana e tyre për këta fëmijë në mënyrë që edhe kjo kategori e shoqërisë të festojë sa më mirë festat e fundvitit.
Aktivitieti i bamirësisë do të zhvillohet në ambientet e stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’ ku në program është edhe zhvillimi i një ndeshje mes gazetarëve dhe grupit ‘Tifozët kuq e zi’. Të ardhurat që do të përfitohen nga ky aktivitet do të shkojnë për llogari të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.
Top Channel