Rekord në F1, 1150 parakalime

07/12/2011 15:10

Botërori i vitit 2011 në Formula 1 mund të cilësohet fare mirë si më spektakolari. Arsyeja për këtë është numri i madh i parakalimeve të realizuar gjatë 19 garave të këtij sezoni.

Në bazë të statistikave të publikuara rezultoi se gjatë këtij viti, pilotët realizuan 1150 parakalime, që përbën rekord absolut në historinë e Formula 1.

Përdorimi i sistemit DRS, gomat e reja Pirelli dhe sistemi KERS ishin faktorët që ndikuan në vendosjen e këtij rekordi. Piloti që ka kryer më shumë parakalime në këtë sezon është pikërish Michael Schumacher me 115 të tilla, në vendin e dytë gjendet Sebastian Buemì me 112 parakalime. Plotëson podiumin në këtë aspekt piloti i Toro Rosso, Haime Algersuari me rreth 95 parakalime.

Pjesa më e madhe e parakalimeve kanë ndodhur nga makinat që ndodheshin në mesin e renditjes në garë. Mësohet se 71 parakalime janë realizuar në tentativë për vendin e 11, dhe vetëm 15 për të marrë kreun e garës.

Top Channel