Edhe e ëma e Murray në botën e tenisit

07/12/2011 15:45

Familja Murray duket se ka zënë një vend të rëndësishëm në botën e tenisit. Bëhet fjalë për nënën e Andy e Jemi Murray, Judy. Judy Murray është kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Angleze të Tenisit për t’i dhënë detyrën e drejtimit të Programit të Zhvillimit për sportistet e reja.

Një rol tjetër që përfshihet në këtë projekt për Judy-n është ai i trajneres së skuadrës përfaqësuese të Britanisë. Por Zonja Murray përballet me një problem shumë të madh në këtë pikë. Skuadra e Britanisë është e përfshirë në Grupin Europë/Afrikë në Fed Cup dhe tenistet më të mira të kësaj skuadre Baltaka dhe Keotavong janë rreth të 30-ave. Kështu që asaj do t’i duhet të zgjedhë me kujdes skuadrën që do të ketë në dispozicion.

Aventura e Judy Murray në krye të skuadrës tenistike femërore do të nisë me sfidën që Britania do të luajë me Izraelin në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, djali i saj Andy Murray po përgatitet për sezonin e ri me synimin që të shqetësojë sa më shumë treshen Djokovic-Nadal-Federer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA