Dhuna në fund të ndeshjes Laci – Kastrioti, mund t’i kthehet në bumerang për gjyqtarin e FIFA-s Lorenc Jemini.
Burime të sigurta pranë prokurorisë së Lacit pohojnë për Top Channel se gjyqtari i Fifa-s Jemini nuk ka pranuar deri tani të dëshmojë për dhunën e ushtruar ndaj tij në këtë sfidë.
Përvec kësaj gjyqtari Jemini nuk është paraqitur edhe pranë Mjekësise Ligjore për të konstatuar dëmtimet e pësuara nga dhuna në stadium.
Sipas nenit 307 të Kodit Penal refuzimi për të dëshmuar dënohet me gjobë deri në 1 vit heqje lirie. Mësohet se paraditen e së mërkurës prokurorët e Lacit kanë shkuar në zyrat e FSHF-së ku dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin e ndeshjes Laci – Kastrioti mes të cilave dhe raportin e gjyqtarëve për këtë sfidë.
Ndërkohë Prokuroria e Lacit, ka lëshuar urdhër-arrest edhe për gjashtë persona të tjerë përvec dy të arrestuarve të cilët janë Ardian Laska, zëvendëstrajner i ekipit te Laçit dhe Dod Laska vëllai i presidentit të Laçit.
Top Channel