Champions, Ferguson: M.Utd nuk do të zhgënjejë

07/12/2011 12:10

Sir Alex Ferguson është i bindur se Manchester United nuk do të zhgënjejë në ndeshjen ndaj Basel, një takim që do të përcaktojë fatin e klubit anglez në Ligën e Kampioneve.

Një pikë në Zvicër do i mjaftonte kampionëve të Anglisë për të kaluar në fazën me eliminim direkt dhe trajneri skocez beson se eksperienca e lojtarëve të tij do të bëjë diferencën në stadiumin St. Jacob Park.

“Nuk mendoj se presioni do ndikojë në lojën tonë sepse lojtarët e mi kanë vite që luajnë gjysmëfinalet dhe finalet e Champions. Kjo është një ndeshje e madhe për ne dhe do dimë ta luajmë”, u shpreh Ferguson.

Basel shkaktoi surprizën në Angli në ndeshjen e grupit ku përmbysi disavantazhin 2-0 në 2-3 dhe vetëm një gol në fund të ndeshjes i Antonio Valencia-s i dha një pikë Manchester-it.

Në këtë ndeshje Manchester United do të ketë mungesat e Javier Hernandez, Dimitar Berbatov (të dëmtuar) dhe Michael Carrick (i skualifikuar).

Top Channel