Champions, eleminohen Manchesterët

07/12/2011 00:00

Eleminohet Manchester United, dështimi i tretë ky në këto 17 vjet për klubin anglez. Kjo është surpriza më e madhe e ndeshjeve të fundit në grupe në Ligën e Kampioneve.

Tre herë fituesit e këtij trofeu u mundën 2-1 në Zvicër nga Baseli, humbje kjo që i ndryshon direkt planet e tyre, tashmë ata do të synojnë Europa League. Golat e skuadrës zvicerane u shënuan nga Streller dhe Alexander Frei ndërsa të vetmin për Mancesterin e shënoi Jones.

U eleminua edhe skuadra tjetër angleze, ajo e milionave arabë, Manchester Sity. Ekipi i Mancinit fitoi 2-0  ndaj Bajer Munich falë golave të Silvas dhe Tures, por gjithcka rezultoi e kotë, pasi Napoli mundi po 2-0 Vijarealin duke u bërë ajo skuadra e dytë e grupit B, që kualifikohet për në turin tjetër të këtij kompeticioni.

Kjo është hera e parë që një skuadër italiane fiton në këtë stadium, është hera e parë që skuadra e Napolit fiton një ndeshje në transfertë dhe njëkohësisht është hera e parë që kjo skuadër kalon grupin dhe vazhdon më tej në Champions.

Supriza ka ndodhur edhe në grupin B, CSKA e Moskës fitoi 1-2 në San Siro ndaj Interit dhe kualifikohet si e dyta e grupit falë barazimit pa gola mes Lilës dhe Trabzonsporit. Tashmë skuadra turke do të vazhdojë rrugëtimin e saj Europian në Europa League.

Skuadra e dytë pas Realit në grupin D që arriti të sigurojë biletën për në turin tjetër ishte Lioni. Francët shkatërruar 7-1 Dinamo Zagrebin, ndërsa madrilenët e Mourinhos mposhtën në “Amsterdam Arena” 3-0, Ajaksin.

Top Channel