Champions, Boateng: Të eliminojmë City-n

07/12/2011 12:25

Jerome Boateng, mbrojtësi i Bayern Munchen, kërkon që të eliminojë nga Liga e Kampioneve ish-skuadrën e tij, Manchester City-n.

Ganezi me nënshtetësi gjermane do të rikthehet në stadiumin Etihad pas një eksperience të pasuksesshme 1-vjeçare me ekipin e trajnerit Roberto Mancini, ku u përfshi edhe në një sherr me Mario Balotelli-n gjatë një seance stërvitore.

“Kemi ardhur për të marrë pikë dhe për të luajtur një ndeshje të bukur. Kjo është një ndeshje si të tjerat për ne. Me Marion u zgjidh gjithçka dhe nuk kam asnjë problem me të, madje më pëlqen si person”, theksoi Boateng.

Bayern Munchen është kualifikuar tashmë për në fazën tjetër të Champions, por nuk do i lehtësojë punën ekipit anglez që përveç fitores ndaj gjermanëve duhet të shpresojë edhe në një humbje ose barazim të Napolit ndaj Villarreal në Spanjë.

Top Channel