Skuadra e vitit 2011, UEFA përcakton kandidatët

06/12/2011 00:00

UEFA zyrtarizon emrat e 55 kandidatëve për të formuar skuadrën më të
mirë të vitit 2011. Do të jenë pikërisht tifozët ata që do të bëjnë
zgjedhjet e tyre duke votuar në faqen zyrtare të institucionit më të
lartë të futbollit.

Edhe këtë vit, skuadra që dominon kandidaturat është pikërisht Barcelona, skuadra kampione në fuqi e Evropës. Katalanasit kanë në këtë listë 8 kandidatura mes të cilëve edhe atë për trajnerin më të mirë të vitit.

Ajo që të bën përshtypje është se me 55 emrave të caktuar nga UEFA si kandidatë për skuadrën e vitit janë përfshirë edhe mesfushori i Bazelit, Xherdan Shaqiri, futbollisti i Borusias së Dortmundit Mario Gëtze dhe sulmuesi i Lilë, Eden Hazard.

Përsa i përket kandidaturave për trajnerin më të mirë të bie në sy përjashtimi nga lista finale e Hoze Murinjos dhe Masimiliano Alegrit, ndërkohë që pretendentët janë Guardiola, Vilash Boash, Klop, Ferguson dhe Rudi Garsia.

Top Channel